“Tërmeti” në qeverinë Meloni vazhdon, jep dorëheqjen edhe ministrja e Turizmit: Dosja ime penale është e pastër

“Tërmeti” në qeverinë Meloni vazhdon, jep dorëheqjen edhe ministrja e Turizmit: Dosja ime penale është e pastër

Pas dorëheqjeve të Nënsekretares Andrea Delmastro Delle Vedove dhe Shefit të Kabinetit të Drejtësisë Giusi Bartolozzi, edhe Daniela Santanche ka vendosur të japë dorëheqjen nga posti i Ministres së Turizmit. Largimi i saj u kërkua në mënyrë zyrtare nga Kryeministrja Giorgia Meloni, dhe njëzet e katër orë më pas dorëheqja është bërë efektive, duke shkaktuar debate dhe polemika në opinionin publik. Në letrën e saj drejtuar Kryeministres, Santanche shpjegon arsyet e vendimit: “E dashur Giorgia, ju paraqes, siç e kërkuat, dorëheqjen time nga roli i ministres, të cilin e kam përmbushur sa më mirë që munda dhe pa asnjë kundërindikacion. Isha dhe jam e gatshme të theksoj se dosja ime penale është e pastër dhe për çështjen e fondit të tepricës nuk ka pasur asnjë...