Tërmetet në Venezuelë, rritet numri i viktimave, mijëra të tjerë rezultojnë të zhdukur
Makthi i tërmeteve në Venezuelë vazhdon. Bilanci i viktimave është rritur në 1430 të vdekur, ndërsa mijëra të tjerë janë plagosur ose rezultojnë ende të zhdukur. Familje të tëra vazhdojnë të kërkojnë me ankth të afërmit e tyre, ndërsa ekipet e shpëtimit punojnë pa pushim mes rrënojave. Pamjet nga zonat e goditura tregojnë përmasat e katastrofës. Ndërtesa të shembura, rrugë të shkatërruara dhe lagje të tëra të mbuluara nga rrënojat janë kthyer në skenën e një prej fatkeqësive më të rënda natyrore që ka përjetuar vendi. Ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë operacionet në garë me kohën. Në mesin e dhimbjes, qindra familje presin çdo lajm për fatin e të afërmve të tyre. Mes kaosit ka pasur edhe momente shprese, pasi disa persona janë nxjerrë të gjallë...
Burimi:
vizionplus.tv