“Tërmet” në qeverinë Meloni pas humbjes së referendumit, japin dorëheqjen ministrat, kush janë ata
Efekti i parë konkret ishte largimi i Andrea Delmastro Delle Vedove nga posti i Nënsekretarit të Drejtësisë, i cili njoftoi dorëheqjen e parevokueshme duke marrë përgjegjësi për veprimet e tij, megjithëse deklaroi se nuk kishte bërë asgjë të paligjshme. Po ashtu, dha dorëheqjen edhe Giusi Bartolozzi, shefe e kabinetit të Ministrit të Drejtësisë, pas polemikave për deklaratat e saj ndaj magjistratëve. Zhvillimet vijnë pas një sërë takimesh të zhvilluara nga Meloni me drejtues të Fratelli d’Italia gjatë gjithë mëngjesit, me synimin për të dhënë një përgjigje të fortë politike pas rezultatit të referendumit. Ndërkohë, në qendër të vëmendjes mbetet edhe Ministrja e Turizmit Daniela Santanchè, e cila është nën presion për hetime që lidhen me aktivitetet e kompanisë së saj dhe menaxhimin e saj gjatë...
Burimi:
top-channel.tv