Tërmet me magnitudë 5.4 në Greqinë veriperëndimore, pranë kufirit me Shqipërinë, regjistrohen edhe pasgoditje

Tërmet me magnitudë 5.4 në Greqinë veriperëndimore, pranë kufirit me Shqipërinë, regjistrohen edhe pasgoditje

Një tërmet me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në Greqinë veriperëndimore, pranë kufirit me Shqipërinë, sipas të dhënave të Institutit Gjeodinamik të Athinës. Lëkundja sizmike ndodhi në orën 05:32:30 sipas kohës lokale, në një thellësi rreth 5 kilometra. Epiqendra u lokalizua rreth 10 kilometra në veriperëndim të Lepokarisë në Thesproti, shumë pranë kufirit greko-shqiptar. Tërmeti u ndje në disa zona të Epirit dhe Thesalisë, si edhe në disa ishuj të Detit Jon. Sipas presidentit të Organizatës për Planifikimin dhe Mbrojtjen Antisizmike (OASP), sizmologut Efthymis Lekkas, thellësia relativisht e vogël e tërmetit e bëri lëkundjen më të ndjeshme për banorët e zonës. Pas tërmetit kryesor janë regjistruar edhe disa pasgoditje, përfshirë një lëkundje me magnitudë 4.7 Rihter dhe një tjetër 3.4 Rihter. Sipas...