Tërmet 5.7 i shkallës Rihter në Kretë, sizmologët: Pasgoditje të pritshme, nuk ka arsye për panik

Tërmet 5.7 i shkallës Rihter në Kretë, sizmologët: Pasgoditje të pritshme, nuk ka arsye për panik

Një tërmet i ri me magnitudë 5 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot (24 prill) në zonën detare të Lassithit, në Kretë, vetëm disa orë pas lëkundjes së fortë 5.7 ballë që u ndje në orët e para të mëngjesit. Sipas të dhënave sizmologjike, epiqendra e tërmetit të fundit ishte rreth 18 kilometra në jug të Goudouras, ndërsa thellësia fokale u regjistrua në rreth 7.7 kilometra. Lëkundja është ndjerë në disa zona të ishullit, përfshirë edhe Heraklionin, duke shkaktuar shqetësim te banorët dhe turistët. Që nga mëngjesi i së premtes, rajoni i Kretës ka përjetuar një seri lëkundjesh sizmike, përfshirë një tërmet 5.7 ballë në orën 06:17 dhe disa pasgoditje të tjera me magnitudë 4.2 dhe 4 ballë. Pavarësisht aktivitetit të shtuar sizmik, ekspertët...