Tentoi të vriste shokun e dhomës në spital, arrestohet një 43-vjeçar
Një ngjarje e rëndë është shënuar të shtunën në mbrëmje në spitalin Sant’Andrea në Romë, ku një pacient 43-vjeçar ka tentuar të vrasë shokun e tij të dhomës, një burrë 84-vjeçar. Sipas mediave italiane, incidenti ndodhi në repartin e Gastroenterologjisë. 43-vjeçari, me origjinë indiane, dyshohet se ka humbur papritur kontrollin dhe, për shkaqe që ende nuk janë sqaruar, është hedhur mbi pacientin e moshuar, banor i Romës. Burri ka nisur ta godasë me dhunë 84-vjeçarin me duar, ndërsa më pas ka tentuar ta mbysë teksa ai ndodhej i shtrirë në shtrat. Situata u vu nën kontroll falë ndërhyrjes së menjëhershme të stafit mjekësor, i cili u alarmua nga zhurmat që vinin nga dhoma dhe arriti të parandalojë pasoja më të rënda. Pas mbërritjes së karabinierëve,...
Burimi:
top-channel.tv