Tensionet në Lindjen e Mesme, Papa Leoni XIV kritikon administratën Trump: Zoti i injoron lutjet e udhëheqësve që i kanë duart me gjak

Tensionet në Lindjen e Mesme, Papa Leoni XIV kritikon administratën Trump: Zoti i injoron lutjet e udhëheqësve që i kanë duart me gjak

Ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme vazhdon të përshkallëzohet në muajin e dytë, Papa Leo XIV kritikoi administratën amerikane të Donald Trump. Në një mesazh drejtuar njerëzve nga Vatikani, teksa festonin të Dielën e Palmave, Papa u shpreh se “Zoti i injoron lutjet e udhëheqësve që bëjnë luftë dhe i kanë duart me gjak”, mesazh që u interpretua si një kritikë ndaj atyre që janë përfshirë në luftën SHBA-Izrael me Iranin. “Ky është Zoti ynë: Jezusi, mbreti i paqes, që e refuzon luftën, të cilin askush nuk mund ta përdorë për të justifikuar luftën. Ai nuk i dëgjon lutjet e atyre që bëjnë luftë, por i refuzon ato”, tha Papa Leoni 14 para dhjetëra mijëra besimtarëve, ndërsa lexoi dhe një fragment nga Bibla, ku thuhej...