Tensionet në Lindjen e Mesme/ Pakistani vetofrohet si “mikpritës” i bisedimeve për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Pakistani vetofrohet si “mikpritës” i bisedimeve për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin

Pakistani është vetofruar si vend mikpritës i bisedimeve të ardhshme për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin, duke i përmendur lidhjet e forta të vendit si me Lindjen e Mesme ashtu edhe me Uashingtonin. Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, tha në një postim në rrjetet sociale më 24 mars se vendi i tij “është i gatshëm dhe i nderuar të jetë mikpritës për të lehtësuar bisedime domethënëse dhe përfundimtare për një zgjidhje gjithëpërfshirëse të konfliktit të vazhdueshëm”. Pakistani është në mesin e disa vendeve, së bashku me Turqinë dhe Egjiptin, që thuhet se po luajnë rol ndërmjetësues në përpjekjet për t’i dhënë fund luftimeve që nisën me sulmet ajrore të SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit më 28 shkurt. Disa media e përmendën Islamabadin si vend...