Tensionet në kulm Venezuelë-SHBA, mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB

Tensionet në kulm Venezuelë-SHBA, mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB

Këshilli i Sigurimit i OKB-së mblidhet të martën (23.12.) në një takim urgjent për të diskutuar tensionet midis Venezuelës dhe Shteteve të Bashkuara.  Qeveria në Karakas kërkoi takimin me mbështetjen e Rusisë dhe Kinës.  Ndërkohë, retorika e qeverisë amerikane ndaj Venezuelës po bëhet gjithnjë e më e ashpër. Në një konferencë për shtyp të hënën, Presidenti i SHBA-së Donald Trump sugjeroi që Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro të japë dorëheqjen: “Varet tërësisht nga ai se çfarë dëshiron të bëjë. Mendoj se do të ishte e mençur nga ana e tij ta bënte këtë”, u përgjigj Trump kur u pyet nëse qeveria amerikane kishte ndërmend ta detyronte Maduron të jepte dorëheqjen duke ushtruar presion mbi Venezuelën. Trump shtoi, se “nëse ai dëshiron të bëjë diçka – nëse sillet ashpër, do të jetë hera...