Tensionet mes Iranit dhe SHBA-së, zyrtarët izraelitë dhe ato sauditë në Uashington për të shqyrtuar një sulm të mundshëm ndaj Teheranit

Tensionet mes Iranit dhe SHBA-së, zyrtarët izraelitë dhe ato sauditë në Uashington për të shqyrtuar një sulm të mundshëm ndaj Teheranit

Zyrtarë të lartë të mbrojtjes dhe inteligjencës nga Izraeli dhe Arabia Saudite janë në Uashington këtë javë si të ftuar të qeverisë amerikane për bisedime mbi Iranin. Sipas Axios, i cili citon dy zyrtarë amerikanë dhe dy burime të tjera me njohuri për zhvillimet, Donald Trump po shqyrton mundësinë e sulmeve ushtarake. Trump ka urdhëruar një përforcim të pranisë ushtarake amerikane në Gjirin Persik, në mënyrë që të jetë gati për veprime të mundshme ushtarake. Izraeli, Arabia Saudite dhe vende të tjera në rajon kanë qenë në gatishmëri të lartë për ditë të tëra, duke parashikuar një sulm të mundshëm amerikan. Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thonë se Donald Trump ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar. Të mërkurën, ai e kërcënoi përsëri Iranin me...