Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse
Hungaria ka paralajmëruar ndërprerjen graduale të furnizimit me gaz natyror për Ukrainën, nëse Kievi nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse përmes tubacionit “Druzhba”. Kryeministri hungarez, Viktor Orban, përmes një videoje të publikuar në Facebook, deklaroi se Ukraina ka bllokuar funksionimin e këtij tubacioni të epokës sovjetike prej rreth 30 ditësh. “Për sa kohë që Ukraina nuk furnizon naftë, ajo nuk do të marrë gaz nga Hungaria”, u shpreh Orban. Ai bëri të ditur se sasia e gazit e destinuar për Ukrainën do të ruhet në depozitat hungareze, duke e cilësuar këtë si një masë të domosdoshme për të mbrojtur interesat energjetike të vendit. Sipas tij, Ukraina po cenon gjithashtu sigurinë e furnizimit me gaz të Hungarisë, duke iu referuar edhe kërcënimeve ndaj rrugës së gazit...
Burimi:
javanews.al