Tensione SHBA–Izrael, sanksione ndaj gjyqtarit të Netanyahut

Tensione SHBA–Izrael, sanksione ndaj gjyqtarit të Netanyahut

Bota E Hënë, 23 Mars 2026 15:15 Gjykatësi francez Nicolas Guillou po përballet me pasoja të rënda financiare pasi është përfshirë në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara. 50-vjeçari, i cili kryesoi panelin e Gjykata Ndërkombëtare Penale në vendimin për lëshimin e urdhër-arrestit ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në vitin 2024, ka treguar se situata e tij është bërë shumë e vështirë në jetën e përditshme. Në një intervistë për mediat franceze, ai u shpreh se kartat e kreditit i janë bllokuar dhe se nuk ka më mundësi të kryejë pagesa apo rezervime online. Guillou e përshkroi këtë realitet si një “kthim 30 vite pas”, duke theksuar se në një botë tërësisht të dixhitalizuar, përjashtimi nga sistemet financiare e vendos në një pozitë të...