Telefonata që ndryshoi Lindjen e Mesme, zbulohet biseda midis Trump dhe Netanyahut para sulmit në Iran

Telefonata që ndryshoi Lindjen e Mesme, zbulohet biseda midis Trump dhe Netanyahut para sulmit në Iran

Një telefonatë midis Benjamin Netanyahut dhe Donald Trump më 23 shkurt thuhet se ishte një moment përcaktues për situatën në Lindjen e Mesme, sipas një raporti nga Axios, duke cituar burime të njohura me bisedën. Kryeministri izraelit i telefonoi presidentit amerikan në fillim të javës së kaluar për ta informuar se udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, do të takohej në Teheran të shtunën në mëngjes me këshilltarët e tij të lartë. Ky informacion krijo, sipas vlerësimit izraeli, mundësinë e goditjes së të gjithëve së bashku, në një sulm të vetëm. Raporti i Axios e përshkruan bisedën e 23 shkurtit si “telefonata që ndryshoi Lindjen e Mesme” dhe thotë se Trump urdhëroi Agjencinë Qendrore të Inteligjencës së SHBA-së (CIA) të shqyrtonte informacionin që kishte ardhur nga inteligjenca ushtarake izraelite. CIA...