Teherani: Sulmuam bazat amerikane në Kuvajt dhe Katar
Forcat e armatosura iraniane kanë marrë përsipër lëshimin e dronëve kundër bazave ushtarake amerikane në Gjirin Persik dhe kundër objektivave në Izrael. “Marina ushtarake iraniane ka goditur bazat ushtarake dhe territoret e pushtuara me një valë masive sulmesh me dronë”, thuhet në një deklaratë të ushtrisë, të cituar nga agjencia Irna. Në njoftim përmendet mes objektivave baza Al-Minhad në Emiratet e Bashkuara Arabe, një tjetër bazë në Kuvajt, si dhe “një strukturë strategjike” në Izrael. Në një deklaratë tjetër, Garda Revolucionare iraniane tha se ka marrë në shënjestër edhe bazën ajrore Al-Dhafra në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Burimi:
javanews.al