Teherani: Duhet të përgatitemi për luftë

Teherani: Duhet të përgatitemi për luftë

“Irani duhet të jetë gati “për luftë”, tha sot zëvendëspresidenti  Mohammad Reza Aref, përballë kërcënimeve për një ndërhyrje ushtarake amerikane. “Sot, ne duhet të jemi gati për luftë. Republika Islamike e Iranit nuk fillon kurrë një luftë, por nëse i imponohet një e tillë, ajo do të mbrohet me forcë”, theksoi ai, sipas agjencisë së lajmeve Isna. Gjatë ditëve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë dislokuar asete kyçe ushtarake, përfshirë një aeroplanmbajtës dhe bombardues të tjerë në Lindjen e Mesme. Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar me sulme ndaj Republikës Islamike për shkak të shtypjes brutale të protestuesve antiqeveritarë. /vizionplus.tv