Teatri në Napoli përfshihet nga flakët, disa persona përfundojnë në spital nga asfiksia
Një zjarr ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Chiaia në Napoli, duke përfshirë edhe Teatrin Sannazaro. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë një pjesë të madhe të godinës në Via Chiaia. Kupola e teatrit është shkatërruar plotësisht. Raportohet gjithashtu për persona të asfiksuar mes banorëve të zonës; flitet për katër prej tyre që janë shoqëruar paraprakisht në spital, raporton Corriere della Sera. Ajri ishte bërë i papërballueshëm që në agimin e hershëm. Në disa imazhe të postuara nga banorët në rrjetet sociale, shihen gjuhë flake që përfshijnë një apartament të një pallati ngjitur me teatrin historik, i ndërtuar kryesisht prej druri. Alarmi është dhënë nga disa banorë të zonës ku ndodhet godina, e cila është gjithashtu një...
Burimi:
vizionplus.tv