“Të Vullnetshmit”, deklaratë në mbrojtje të Groenlandës, Trumpin e “tradhton” edhe Meloni

“Të Vullnetshmit”, deklaratë në mbrojtje të Groenlandës, Trumpin e “tradhton” edhe Meloni

Siguria e Arktikut mbetet një prioritet kyç për Europën dhe përbën një pikë kritike për sigurinë ndërkombëtare dhe transatlantike, teksa integriteti territorial dhe kufijtë e Danimarkës dhe Groenlandës janë parime të paprekshme. I ashtuquajturi grupi i “Të Vullnetshmëve”, të cilit i janë bashkuar edhe krerë të tjerë qeverish, duke nisur nga Giorgia Meloni, ka publikuar një deklaratë të përbashkët lidhur me krizën e Groenlandës, e cila ndodhet nën kërcënimin e aneksimit nga Donald Trump. Ky qëndrim shënon një distancim nga Trump pas ofensivës së presidentit amerikan mbi Groenlandën, pa krijuar, të paktën për momentin, një incident diplomatik me Shtëpinë e Bardhë. Mesazhi thelbësor i dokumentit është i qartë: “I takon Danimarkës dhe Groenlandës, dhe vetëm atyre, të vendosin për çështjet që kanë të bëjnë me...