Të shtënat në darkën e gazetarëve, Pallati Buckingham për vizitën e çiftit mbretëror në SHBA: Po vlerësojmë situatën

Të shtënat në darkën e gazetarëve, Pallati Buckingham për vizitën e çiftit mbretëror në SHBA: Po vlerësojmë situatën

Mbreti dhe Mbretëresha e Britanisë së Madhe pritet të udhëtojnë drejt SHBA-ve për një vizitë shtetërore katërditore që nis të hënën, dhe të takohen me Trump në Shtëpinë e Bardhë. Kjo do të jetë vizita e parë shtetërore e Mbretërisë së Bashkuar në SHBA që nga ajo e Mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II në vitin 2007. Por pas incidentit në darkën e gazetarëve të Shtëpisë së Bardhë, janë ngritur pyetje nëse të shtënat në Uashington do të ndikojnë në planifikimin e sigurisë. Pak minuta më parë, Pallati Buckingham tha se po vlerëson çdo ndikim të mundshëm në “planifikimin operacional”. “Sipas një zëdhënësi të Pallatit Buckingham, Madhëria e Tij po mbahet plotësisht i informuar për zhvillimet dhe është shumë i lehtësuar që dëgjon se Presidenti, Zonja...