Të shtëna me armë pranë një kishe mormone në SHBA, dy të vdekur dhe tetë të plagosur

Të shtëna me armë pranë një kishe mormone në SHBA, dy të vdekur dhe tetë të plagosur

Dy persona humbën jetën dhe disa të tjerë mbetën të plagosur pas një sulmi me armë zjarri jashtë një kishe në Salt Lake City, në shtetin e Utah-ut. Ngjarja e rëndë ndodhi në parkingun e një shtëpie mbledhjesh të Kishës së Jezus Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, e njohur si kisha mormone. Sipas policisë, të paktën tetë persona u qëlluan me armë, dy prej të cilëve ndërruan jetë si pasojë e plagëve. Tre nga të plagosurit ndodhen në gjendje kritike, ndërsa për të tjerët nuk ka ende informacion të detajuar mbi gjendjen shëndetësore. Në momentin e të shtënave, dhjetëra persona ndodheshin brenda kishës duke marrë pjesë në një funeral. Autoritetet sqarojnë se të gjitha viktimat janë të rritura Shefi i policisë së Salt...