Të shtëna me armë në një shkollë në Argjentinë/ Humb jetën 13-vjeçari, plagosen 8 të tjerë
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Argjentinën, ku një nxënës 15-vjeçar hapi zjarr brenda një shkolle, duke lënë të vdekur një 13-vjeçar dhe duke plagosur të paktën tetë të tjerë. Sulmi ndodhi në Shkollën Pedagogjike “Mariano Moreno N°40” në qytetin San Cristóbal, në provincën Santa Fe, rreth orës 07:15 sipas orës lokale, ndërsa nxënësit po merrnin pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit. Sipas autoriteteve, 15-vjeçari nxori një armë nga çanta dhe qëlloi disa herë drejt bashkëmoshatarëve, përpara se të neutralizohej dhe të arrestohej nga policia. Dyshohet se arma ishte fshehur në një kuti kitare. Nga të shtënat humbi jetën një djalë 13-vjeçar, ndërsa të paktën tetë të tjerë mbetën të plagosur. Dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë dhe janë dërguar për...
Burimi:
top-channel.tv