Të shtëna me armë në Karakas dy ditë pas arrestimit të Maduros
Karakasi u trondit mbrëmjen e së hënës nga të shtëna armësh, në një kohë kur qyteti ndodhet në gjendje tensioni pas sulmit amerikan dhe kapjes së presidentit Nicolás Maduro. CNN ka publikuar disa pamje që tregojnë dritat e zjarrit kundërajror mbi qiellin e kryeqytetit të Venezuelës, ndërsa në video të tjera dëgjohen të shtëna armësh pranë zonës së pallatit presidencial Miraflores. Një banor, që foli për CNN në kushte anonimiteti, tha se dëgjoi të shtëna pranë bulevardit Urdaneta, afër pallatit presidencial. Ministria e Komunikimit dhe Informacionit e Venezuelës deklaroi se policia kishte qëlluar ndaj dronëve që po fluturonin pa leje mbi qytet. “Nuk ka pasur përplasje dhe i gjithë vendi është plotësisht i qetë,” thuhet në njoftim, pa u sqaruar se kush mund të ketë qenë pas dronëve. Nga ana tjetër,...
Burimi:
javanews.al