Të shtëna me armë në Kanada, 10 të vdekur, 25 të plagosur
Bota E Mërkurë, 11 Shkurt 2026 09:03 10 persona, përfshirë dhe autoren e sulmit, e cila dyshohet të jetë një grua, janë gjetur të vdekur pas të shtënave me armë në verilindje të Kolumbisë Britanike, tha policia kanadeze të martën. Shtatë nga viktimat u gjetën brenda një shkolle të mesme në komunitetin Tumbler Ridge, dy të tjerë u gjetën në një banesë. Autoritetet besojnë se të dyja rastet janë të lidhura me autoren që kreu sulmin në shkollë sipas Policisë Mbretërore Kanadeze të Kalërimit (RCMP). Autorja e vrasjes, u gjet gjithashtu e vdekur, me policinë që vlerëson se mund të ketë qëlluar veten. Autoritetet thanë se nuk kishte shenja të autorëve të tjerë dhe se nuk kishte më asnjë rrezik për banorët. Në të njëjtën...
Burimi:
kohajone.com