Të paktën katër të vdekur pas shembjes së një ure në Spanjë, një i shpëtuar dhe dy të zhdukur
Katër persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një urë prej druri u shemb në një plazh në Santander, në veri të Spanjës. “Dy persona të zhdukur po kërkohen pasi ranë në ujë nga një urë në zonën El Bocal (Santander). Janë gjetur katër trupa”, ndërsa një person u shpëtua dhe u dërgua në spital, thanë shërbimet e shpëtimit. Viktimat ishin “të rinj që kishin ardhur për të shijuar natyrën” dhe ndodheshin mbi një urë druri që lidhte dy shkëmbinj kur ajo “u shemb”, u tha gazetarëve kryebashkiaku Hema Igual, duke shtuar se ishte një “tragjedi e madhe”. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv