Të paktën 11 të vdekur nga shembja e minierës së arit në Guine, mes viktimave 10 gra dhe një burrë
Shembja e një pjese të një miniere ari të improvizuar në Guinenë lindore ka vrarë të paktën 11 persona, tha Kryqi i Kuq për AFP të premten. Sipas Kryqit të Kuq, 10 gra dhe një burrë u vranë në shembjen, e cila ndodhi në minierë, pranë komunës Kondianakoro, në pjesën lindore të vendit. Gratë po punonin në një minierë kur ndodhi rrëshqitja e dheut dhe trupat e tyre u gjetën disa orë më vonë, tha Amara Diallo, një përfaqësuese e Kryqit të Kuq. Një i ri vdiq nga plagët e marra, tha organizata e ndihmës dhe kujdesit. Viktimat kishin shkuar në minierë për të “pastruar dhe përpunuar mbetjet e xehes”, një praktikë shumë e zakonshme në zonat ku ari nxirret në mënyrë të improvizuar. Megjithatë,...
Burimi:
top-channel.tv