Të ndarë dhe vetëm, si do të trajtohen Nicolas Maduro dhe gruaja e tij në burgun famëkeq të New York-ut
Nga pallati presidencial në qeli izolimi. Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, po përballen me një realitet krejt tjetër pas arrestimit dhe paraburgimit në Qendrën Metropolitane të Paraburgimit (MDC) në Brooklyn, një nga burgjet federale më problematike në SHBA. CNN shkruan se çifti pritet të mbahet i ndarë nga pjesa tjetër e të burgosurve për arsye sigurie, në qeli individuale dhe me kontakt shumë të kufizuar, edhe mes tyre. Kushtet në MDC përshkruhen si të vështira: mungesë ngrohjeje dhe ajrimi, dyshekë të hollë mbi pllaka metalike dhe izolim deri në 23 orë në ditë. Autoritetet amerikane nuk kanë dhënë detaje mbi trajtimin e tyre, por ish-zyrtarë të burgjeve federale theksojnë se Maduro konsiderohet rrezik sigurie dhe nuk mund të vendoset...
Burimi:
top-channel.tv