Të gjithë sytë nga Venezuela, gjigantët e naftës gati për të shtënë në dorë rezervat më të mëdha të botës
Me 303 miliardë fuçi, sipas Institutit Energjitik të Londrës, Venezuela është mbajtësja më e madhe e rezervave të naftës në botë (17% e totalit global), krahasuar me 240 miliardë të Arabisë Saudite, shkruan La Repubblica. A mjaftojnë për të justifikuar një ndërhyrje që shkund gjithë baraspeshën botërore? Historia tregon se gjigantët amerikanë të naftës janë përpjekur ta shfrytëzojnë këtë pasuri që në 1914 kur u shpua pusi i parë i naftës, Mene Grande në liqenin Maracaibo dhe nxiti kërkimin për arin e zi që përmendi Trump në një konferencë gjatë së shtunës duke thënë se “kompanitë amerikane do të dynden” dhe sqaroi se “SHBA-të do të udhëheqin vendin gjatë tranzicionit.” Venezuela s’ka vetëm naftë, prodhon edhe gaz me Eni për furnizim vendas dhe tani grupi italian mund...
Burimi:
javanews.al