“Të gjithë duan që lufta të përfundojë”/ Trump i lumtur pas takimit me Zelenskyn
Takimi i Donald Trump me Volodymyr Zelensky në Davos përfundoi pak pas orës 15:00 të së enjtes. Presidenti amerikan, në deklaratat e tij të para pas takimit, tha se bisedimet me presidentin ukrainas ishin të mira. Duke iu përgjigjur një pyetjeje nëse kishte mundësi për të arritur një marrëveshje sot, ai u përgjigj: “Do të duhet të shohim se çfarë do të ndodhë. Do të takohemi me Rusinë dhe do të takohemi me Presidentin Putin. Pata një takim shumë të mirë me Presidentin Zelensky, të gjithë duan që lufta të mbarojë. Takimi zgjati më pak se një orë dhe u zhvillua pas njoftimit nga Steve Witkoff, i cili deklaroi se negociatat për t’i dhënë fund luftës janë të kufizuara në një çështje të vetme. “Unë besoj se...
Burimi:
ntv.al