“Të gjitha vijat e kuqe janë kaluar”, shtetet e Gjirit Persik shqyrtojnë përgjigjen ndaj sulmeve iraniane

“Të gjitha vijat e kuqe janë kaluar”, shtetet e Gjirit Persik shqyrtojnë përgjigjen ndaj sulmeve iraniane

Shtetet e Gjirit janë gjendur në vijën e parë të konfliktit më të fundit në Lindjen e Mesme dhe reagimi i tyre është i ashpër, shkruan BBC. Irani është kundërpërgjigjur ndaj sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit duke lëshuar qindra raketa dhe dronë drejt fqinjëve arabë. Objektiv kanë qenë bazat ushtarake amerikane në territorin e tyre, por edhe infrastruktura civile dhe energjetike. Me këto veprime, Teherani po godet imazhin e vendeve të Gjirit si qendra të sigurta dhe të begata për turizëm, udhëtime dhe financa, ndërsa po cenon drejtpërdrejt industrinë jetike të naftës dhe gazit. Kjo është një luftë që qeveritë arabe nuk e dëshironin dhe u përpoqën ta shmangnin. Tani shtrohet pyetja nëse do të përfshihen më thellë në konflikt pas asaj që e kanë...