Burimi:
javanews.al

Foto © javanews.al
“Tani e kemi ne kontrollin”, pas Venezuelës presidenti amerikan paralajmëron dy shtete të tjera
Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se SHBA-të mund të kryejnë sulme të reja në Venezuelë nëse qeveria e atjeshme nuk bashkëpunon. Kjo deklaratë erdhi pak para se Nicolas Maduro të dalë sot para një gjykate në Nju Jork, pas kapjes së tij bujshme nga forcat amerikane gjatë fundjavës. Gjatë rrugës për në Uashington, Trump përdori një gjuhë të drejtpërdrejtë për të treguar se kush vendos tani. “Ne po marrim mbrapsht atë që ata na vodhën. Tani ne kemi kontrollin”, tha Trump, duke iu referuar industrisë së naftës dhe pasurive të Venezuelës. Ai shtoi se kompanitë amerikane të naftës do të kthehen atje për të rindërtuar industrinë dhe për të nxjerrë naftën nga nëntoka, duke investuar miliarda dollarë. Trump nuk u mjaftua me Venezuelën. Ai paralajmëroi se...






