Takimi mes evropianëve në Paris, Kryeministri i Spanjës: Vendi ynë mund të luajë një rol të rëndësishëm për të ardhmen e Venezuelës

Takimi mes evropianëve në Paris, Kryeministri i Spanjës: Vendi ynë mund të luajë një rol të rëndësishëm për të ardhmen e Venezuelës

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez, deklaroi se do të flasë me presidenten në detyrë të Venezuelës, Delcy Rodríguez, dhe me udhëheqësin e opozitës, Edmundo González, për të mbështetur një tranzicion që çon drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Duke folur në Paris gjatë takimit evropian për paqen në Ukrainë, Sánchez theksoi se Spanja mund të luajë një rol ndërmjetësimi në procesin që mundëson qytetarët venezuelianë të vendosin për të ardhmen e tyre. González, konsiderohet nga shumica e qeverive perëndimore si fituesi legjitim i zgjedhjeve presidenciale të kontestuara të vitit 2024 në Venezuelë. Sánchez tha se dialogu duhet të zhvillohet midis vetë venezuelianëve dhe mbajti të hapur mundësinë për të folur me të gjitha palët. Sipas ‘CNN’, megjithatë, një afat kohor për zgjedhjet ende nuk...