Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Takimi me Zelenskyn, Tusk: Frika më e madhe e Rusisë është se jemi të bashkuar
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se frika më e madhe e Rusisë është që vendet aleate të qëndrojnë të bashkuara. Këtë mesazh ai ia përcolli kryeministrit polak Donald Tusk gjatë takimit të tyre që po zhvillohet në Poloni. Sipas Zelenskyt, uniteti politik dhe strategjik i partnerëve të Ukrainës përbën faktorin kyç për përballimin e agresionit rus dhe për ruajtjen e stabilitetit në rajon. Duke mirëpritur mysafirin e tij, kryeministri polak Donald Tusk përsëriti deklaratën e mëparshme se, ndonëse është i kënaqur me marrëveshjen e arritur mbrëmjen e kaluar, ajo «mund të ishte edhe më e mirë». Megjithatë, ai shtoi se gjithmonë ka hapësirë për përmirësim. “Gjithmonë ka vend për përmirësime, gjithmonë mund të bëhet diçka më efektive, por jam vërtet i kënaqur që të...