Takimi me presidentin Trump në Davos, Zelensky: Ishte produktiv dhe thelbësor

Takimi me presidentin Trump në Davos, Zelensky: Ishte produktiv dhe thelbësor

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u takua me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky në Davos. Sipas Shtëpisë së Bardhë dhe presidencës ukrainase, takimi mes dy liderëve zgjati reth një orë. Presidenti i Ukrainës e ka vlerësuar pozitivisht takimin me presidentin amerikan në Davos, me fokus te mbrojtja ajrore. “Ishte një takim pozitiv, produktiv dhe thelbësor. Diskutuam punën e ekipeve tona dhe praktikisht çdo ditë ka takime ose komunikime. Dokumentet tani janë përgatitur edhe më mirë.Sot folëm edhe për mbrojtjen ajrore të Ukrainës. Takimi ynë i mëparshëm me presidentin Donald Trump ka ndihmuar në forcimin e mbrojtjes së qiellit tonë dhe shpresoj që edhe këtë herë të arrijmë ta forcojmë atë më tej. E falënderova presidentin Donald Trump për paketën e mëparshme të raketave të...