Takimi i Putin me Witkoff dhe Kushner zgjati 4 orë, zyrtarët rusë: Ja kushti për paqe
Të dërguarit e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, u takuan me Presidentin rus Vladimir Putin në Kremlin ditën e djeshme, si pjesë e përpjekjeve të SHBA-së për të arritur një marrëveshje që do t’i jepte fund luftës në Ukrainë, përpara një raundi të ri ndërmjetësimi me bisedime trepalëshe në Abu Dhabi. Sipas Axios, bisedimet në Moskë zgjatën rreth katër orë dhe u zhvilluan disa orë para fillimit të konsultimeve trepalëshe midis zyrtarëve nga Shtetet e Bashkuara, Ukraina dhe Rusia në Abu Dhabi. Uashingtoni thuhet se është afër një marrëveshjeje me Kievin mbi një plan paqeje dhe një plan prosperiteti për Ukrainën e pasluftës, por deri më tani nuk ka siguruar një angazhim të qartë nga pala ruse, megjithëse Vladimir Putin nuk i ka hedhur poshtë...
Burimi:
ntv.al