“Ta kesh, nuk i dihet”, Lukashenko i dhuron një snajper Kim Jong Un
Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko i dhuroi homologut të tij koreano verior, Kim Jong Un një pushkë automatike gjatë vizitës së tij të parë në Phenian. Momenti i kapur në kamera u shoqërua me batuta, me Lukashenkon që tha se udhëheqësi i Koresë së Veriut mund të ketë nevojë për armën “në rast se shfaqen armiq“. Pamjet e shpërndara nga mediat shtetërore bjelloruse treguan Lukashenkon duke i paraqitur Kim-it atë që dukej të ishte një pushkë automatike. Lideri i Koresë së Veriut ju përgjigj me një gjest tallës të mbushjes së armës dhe i tha Lukashenkos më pas, “faleminderit”. “Kështu është”, tha Lukashenko, duke shtuar: “Në rast se shfaqen armiq”. Videoja gjithashtu tregoi Kim duke i paraqitur Lukashenkos një vazo të madhe mozaiku me një portret...
Burimi:
vizionplus.tv