“Ta bëjmë Iranin sërish të madh”, Trump: Dorëzim i pakushtëzuar
Donald Trump ka postuar në Truth Social se “nuk do të ketë asnjë marrëveshje me Iranin përveç dorëzimit të pakushtëzuar”. Presidenti amerikan shtoi se pas kësaj do të ketë “zgjedhjen e një udhëheqësi të madh dhe të pranueshëm”. Ai tha se Shtetet e Bashkuara dhe “aleatët dhe partnerët e tyre të mrekullueshëm dhe shumë të guximshëm” do të punojnë “pa u lodhur” për ta nxjerrë Iranin “nga pragu i shkatërrimit, duke e bërë ekonomikisht më të madh, më të mirë dhe më të fortë se kurrë më parë”. “Irani do të ketë një të ardhme të madhe”, shkroi presidenti amerikan. ‘Ta bëjmë Iranin sërish të madh’ (MIGA!)”. Zhvillimet e fundit nga lufta Sulmet në Iran: Shpërthime ndriçuan qiellin mbi Teheran pasi Izraeli tha se kishte...
Burimi:
opinion.al