“Ta bëjmë Iranin përsëri të madh”, Trump nuk ka në plan të tërhiqet: Asnjë marrëveshje me Teheranin, përveç… dorëzimit pa kushte
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se nuk do të ketë marrëveshje me Iranin përveç një “dorëzim pakushte”. Duke shkruar në platformën e tij të mediave sociale Truth Social, Trump shton: Pas kësaj, dhe zgjedhjes së një udhëheqësi të madh dhe të pranueshëm, ne, dhe shumë nga aleatët dhe partnerët tanë të mrekullueshëm dhe shumë të guximshëm, do të punojmë pa u lodhur për ta rikthyer Iranin nga pragu i shkatërrimit, duke e bërë atë ekonomikisht më të madh, më të mirë dhe më të fortë se kurrë më parë.” “Irani do të ketë një të ardhme të shkëlqyer. ‘Ta bëjmë Iranin përsëri të madh (MIGA!)'”, theksoi Trump. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv