Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Superushtri e re në lindje/ NATO ia beson Polonisë drejtimin e sigurisë detare në Baltik
Polonia ka marrë drejtimin e një prej grupeve të përhershme detare të NATO-s në Detin Baltik, njoftoi të premten ministri polak i Mbrojtjes, Władysław Kosiniak-Kamysz. Sipas tij, që nga muaji janar ka nisur një mision i ri me pjesëmarrjen e marinarëve polakë. Deri më 15 gusht 2026, kontingjenti ushtarak polak PKW Czernicki 2026 do të udhëheqë një nga katër grupet e përhershme detare të Aleancës, i njohur si grupi kundërminave “Mine Shield”. Kosiniak-Kamysz theksoi se Polonia do të ketë përgjegjësinë për garantimin e sigurisë së lundrimit në ujërat veriore të Evropës, si dhe për forcimin e mbrojtjes së infrastrukturës kritike detare.