Sulmohet me armë banesa e zv.presidentit amerikan, arrestohet një person

Sulmohet me armë banesa e zv.presidentit amerikan, arrestohet një person

banesa e zv.presidentit SHBA- Një incident ka ndodhur në shtëpinë e zëvendëspresidentit amerikan J.D. Vance në Cincinnati, në orët e para të mëngjesit të së hënës, 5 janar. Sipas raportimeve të mediave lokale, disa dritare të shtëpisë janë thyer, ndërsa policia ka arrestuar një të dyshuar. Në vendngjarje janë nisur edhe shërbimet e sigurisë sekrete, ndërsa dyshohet se ndaj banesës është qëllua disa herë me armë. Familja e Vance dhe vetë zëvendëspresidenti nuk ndodheshin në shtëpi në momentin e incidentit. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në zhvillim.