Sulmohen 3 anije mallrash në Ngushticën e Hormuzit, rriten tensionet në Gjirin Persik

Sulmohen 3 anije mallrash në Ngushticën e Hormuzit, rriten tensionet në Gjirin Persik

Sulmohen 3 anije mallrash në Ngushticën e Hormuzit, ndërsa një tjetër incident është regjistruar teksa një mjet lundrues po përpiqej të kalonte këtë zonë strategjike, sipas firmës së inteligjencës detare Vanguard. Anija më e fundit, MSC Francesca me flamur të Panamasë, u shënjestrua rreth gjashtë milje detare larg brigjeve të Iranit, ndërsa po lundronte drejt jugut nga ngushtica në drejtim të Gjirit të Omanit. Sipas Vanguard, anija është kontaktuar nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike dhe është udhëzuar të hedhë spirancën. Po ashtu raportohet se MSC Francesca ka pësuar dëme në trup dhe në pjesën e akomodimit, ndërsa ende nuk ka informacion të plotë mbi gjendjen e saj apo ekuipazhit. Ngushtica e Hormuzit po konsiderohet gjithnjë e më e rrezikshme për lundrimin tregtar, me raportime...