Sulmi rus vret nënë e bijë në lindje të Ukrainës, 14 të plagosur
Një sulm ajror rus vrau këtë të martë, më 10 shkurt, një vajzë 11-vjeçare dhe nënën e saj, si dhe plagosi 14 persona të tjerë në pjesën e kontrolluar nga Ukraina të rajonit lindor të Donetsk-ut. Të paktën kështu tha sot guvernatori i këtij rajoni, Vadym Filashkin në një postim në aplikacionin Telegram. Sipas tij, një vajzë 7-vjeçare ishte gjithashtu mes të plagosurve në sulmin ndaj qytetit Sloviansk. Policia ukrainase tha se trupat e gruas dhe fëmijës u nxorën nga rrënojat e një ndërtese. Ata publikuan foto të një ndërtese të shkatërruar dhe të një personi që merrte ndihmë në ambulancë. Sloviansk dhe Kramatorsk, qyteti fqinj, janë dy nga të ashtuquajturat “qytete fortesë” që ndodhen pranë vijës së frontit dhe kanë qenë shpesh objektiv i sulmeve...
Burimi:
javanews.al