Sulmi në konsullatën e SHBA në Dubai, reagon Rubio: Droni ra në parkimin e ndërtesës, personeli diplomatik është i sigurt

Sulmi në konsullatën e SHBA në Dubai, reagon Rubio: Droni ra në parkimin e ndërtesës, personeli diplomatik është i sigurt

Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio, konfirmoi se një dron goditi një parking pranë ndërtesës së ambasadës amerikane në Dubai. “Kur hyra, pashë raportet e medias në lidhje me konsullatën në Dubai. Përditësimi i fundit që mora, vetëm pak sekonda para se të dilja para kamerave, ishte se një dron goditi një parking ngjitur me ndërtesën e ambasadës dhe më pas shpërtheu një zjarr në atë zonë”, u shpreh Rubio. Rubio theksoi se i gjithë personeli diplomatik është i sigurt. “Siç e dini, ne filluam të tërhiqnim personelin nga strukturat tona diplomatike përpara kësaj”, shtoi ai. Ai deklaroi gjithashtu se “ambasadat dhe objektet diplomatike janë nën sulm të drejtpërdrejtë nga një regjim terrorist”. Ambasada ndodhet në një zonë të dendur të populluar të qytetit, pranë...