Sulmi në darkën e Trump, ja momenti kur agresori neutralizohet nga agjentët e Shërbimit Sekret (VIDEO)

Sulmi në darkën e Trump, ja momenti kur agresori neutralizohet nga agjentët e Shërbimit Sekret (VIDEO)

Pas incidentit me armë që ndodhi në darkën e Shoqatës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, presidenti amerikan Donald Trump ka ndarë pamjet ku shfaqet momenti kur agresori Cole Thomas Allen neutralizohet nga Shërbimi Sekret. I dyshuari është parë duke vrapuar drejt sallës ku po zhvillohej eventi, përpara se të ndalohej nga forcat e sigurisë. Autoritetet në Washington DC bëjnë me dije se i dyshuari ndodhet aktualisht në një spital lokal, ku po merr trajtim mjekësor, ndërsa mbahet nën mbikëqyrjen e policisë. Ndërkohë, Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, Todd Blanche, deklaroi se ndaj tij pritet të ngrihen akuza “shumë shpejt”.