Sulmi ndaj Kharg-ut do të kishte ndikim në ekonominë e Iranit, por rreziqet janë të mëdha

Sulmi ndaj Kharg-ut do të kishte ndikim në ekonominë e Iranit, por rreziqet janë të mëdha

Ngushtica e Hormuzit është kthyer në pikën më të nxehtë të konfliktit aktual në Lindjen e Mesme, ndërsa përplasja mes Iran dhe aleatëve perëndimorë po hyn në një fazë të re, më komplekse dhe më të rrezikshme. Në qendër të vëmendjes është Ishulli Kharg, arteria kryesore për eksportin e naftës iraniane, nga ku kalon rreth 90% e prodhimit bruto të vendit. Por ndryshe nga luftërat e shekullit të kaluar, operacionet e sotme nuk i ngjajnë më zbarkimeve masive si në Normandi apo Iwo Jima. Lufta moderne është bërë kirurgjikale: njësi të vogla, të shpërndara, që infiltojnë objektivat, drejtojnë zjarrin nga ajri dhe deti dhe më pas krijojnë korridore të sigurta për përforcime. Një strategji që synon të minimizojë humbjet, por që përballet me kundërmasa gjithnjë...