Sulmi i SHBA në Venezuelë, reagon BE dhe vendet anëtare: Mbështesim një zgjidhje paqësore

Sulmi i SHBA në Venezuelë, reagon BE dhe vendet anëtare: Mbështesim një zgjidhje paqësore

pamje nga sulmi SHBA-Udhëheqësit në të gjithë botën po reagojnë ndaj sulmit në shkallë të gjerë të Shteteve të Bashkuara në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas.  Antonia Costa, presidente e Këshillit Evropian, tha se po e ndjek situatën me "shqetësim të madh" dhe bëri thirrje për qetësim të situatës. "Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë një zgjidhje paqësore, demokratike dhe gjithëpërfshirëse në Venezuelë", shkroi ai në X. Ursula von der Leyen, presidentja e Komisionit Evropian , tha në një postim në X se komisioni “qëndron pranë popullit të Venezuelës dhe mbështet një tranzicion paqësor dhe demokratik. Çdo zgjidhje duhet të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e OKB-së”. Ministri i Jashtëm i Ukrainës , Andrii Sybiha, tha se “populli i Venezuelës duhet të ketë një shans për një jetë normale, siguri, prosperitet dhe dinjitet...