Sulmet në Iran, Kaja Kallas: Të papranueshme, rrezik për përshkallëzim në rajon dhe Evropë

Sulmet në Iran, Kaja Kallas: Të papranueshme, rrezik për përshkallëzim në rajon dhe Evropë

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, i cilësoi si të papranueshme sulmet e Iranit ndaj vendeve të Lindjes së Mesme, duke paralajmëruar për rrezikun e përshkallëzimit të situatës. Ajo theksoi se zhvillimet e fundit nuk duhet të çojnë në tensione të mëtejshme që mund të kërcënojnë stabilitetin e rajonit, Evropës dhe më gjerë, me pasoja të paparashikueshme. Sipas saj, Bashkimi Evropian po merr të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve të tij në zonë. Në deklaratën e saj, BE-ja shprehu solidaritet me partnerët që janë prekur nga sulmet dhe konfirmoi angazhimin për të mbështetur përpjekjet diplomatike me qëllim uljen e tensioneve dhe gjetjen e një zgjidhjeje afatgjatë që do të pengojë Iranin të sigurojë armë...