Sulmet izraelite në Liban lënë 14 të vrarë. Rriten tensionet me Hezbollahun
Të paktën 14 persona, mes tyre dy fëmijë dhe dy gra, janë vrarë nga sulmet izraelite në Liban të dielën, 26 prill, ndërsa 37 të tjerë kanë mbetur të plagosur, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e Libanit. Paraprakisht, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kishin lëshuar paralajmërime për evakuim për disa fshatra në jug të vendit, duke u kërkuar banorëve të largohen menjëherë dhe duke paralajmëruar se qëndrimi rrezikon jetën e tyre. Më vonë, IDF konfirmoi se kishte kryer sulme artilerie dhe nga ajri ndaj objektivave të Hezbollahut në jug të Libanit, duke pretenduar se këto pozicione përdoreshin për të organizuar sulme kundër forcave izraelite. Nga ana tjetër, ushtria izraelite raportoi se një ushtar 19-vjeçar u vra dhe gjashtë të tjerë u plagosën pas një sulmi...
Burimi:
javanews.al