Sulmet iraniane/ Dubai njofton paketën mbështetjeje prej 272 mln dollarësh për bizneset

Sulmet iraniane/ Dubai njofton paketën mbështetjeje prej 272 mln dollarësh për bizneset

foto ilustruese DUBAI- Princi i Kurorës së Dubait, Hamdan bin Mohammed, përmes një postimi në rrjetet sociale njoftoi se ka miratuar një paketë lehtësuese ekonomike me vlerë 1 miliard dirhemë (rreth 272.26 milionë dollarë) për të mbështetur sektorin e biznesit. Paketa do të hyjë në fuqi më 1 prill dhe do të zgjasë nga tre deri në gjashtë muaj, me qëllim rritjen e fleksibilitetit ekonomik dhe përgatitjen e bizneseve dhe familjeve për të përballuar kushtet aktuale financiare. Paketat mbështetëse vijnë ndërsa Dubai përballet me sulme të shpeshta me dronë dhe raketa nga Iran, të cilat kanë shqetësuar sigurinë dhe aktivitetin ekonomik të Emirateve të Bashkuara Arabe./ZËRI