Sulmet gjatë natës së Vitit të Ri, Moska dhe Kievi akuza njëra-tjetrës/ Raportohet për 24 të vdekur në Kherson

Sulmet gjatë natës së Vitit të Ri, Moska dhe Kievi akuza njëra-tjetrës/ Raportohet për 24 të vdekur në Kherson

Një seri sulmesh me dronë rusë ka shënjestruar infrastrukturën energjetike në disa rajone të Ukrainës gjatë natës së Vitit të Ri, deklaroi të martën Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Ndërkohë, Moska akuzoi Kievin për kryerjen e një sulmi vdekjeprurës me dron në një zonë të rajonit Kherson që ndodhet nën kontrollin rus.  “Në natën e Vitit të Ri, Rusia po sjell qëllimisht luftë. Mbi 200 sulme me dron u kryen kundër Ukrainës gjatë natës”, shkroi Zelensky në një postim në Telegram. Ai bëri të ditur se infrastruktura energjetike ishte goditur në shtatë rajone të vendit.  Nga ana tjetër, autoritetet ruse deklaruan se të paktën 24 persona, përfshirë edhe një fëmijë, u vranë në një sulm me dron ukrainas që goditi një hotel dhe një kafene në rajonin e Khersonit të kontrolluar nga Rusia, ku civilët po festonin ndërrimin e viteve.  Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes...