Sulme të reja në Liban, të paktën 11 të vrarë në bastisjet izraelite në jug të vendit dhe pranë Bejrutit
Të paktën 11 persona kanë humbur jetën si pasojë e bastisjeve izraelite të kryera në orët e fundit në disa zona të Libanit jugor dhe në jug të Bejrutit, raportojnë mediat lokale. Sipas gazetës L’Orient-Le Jour, sulmet janë shënuar në disa qytete brenda një periudhe të shkurtër kohe, ndërsa media shtetërore libaneze konfirmon të paktën tre goditje të ndara. Një sulm ka goditur një ndërtesë në Saksakiye, pranë Sidonit, e cila strehonte familje të zhvendosura, duke shkaktuar viktima të shumta. Po ashtu, një person është raportuar i vrarë në Saadiyat, më në veri të vendit.Në një tjetër incident, dy persona kanë humbur jetën kur një automjet u godit në një rrugë që lidh Saadiyat me Bejrutin. Ndërkohë, dy viktima të tjera janë raportuar në Habbouch,...
Burimi:
top-channel.tv