Sulme ruse në Ukrainë, të paktën 3 të vrarë dhe 14 të plagosur

Sulme ruse në Ukrainë, të paktën 3 të vrarë dhe 14 të plagosur

Të paktën tre persona humbën jetën dhe 14 të tjerë u plagosën si pasojë e sulmeve ruse në rajonet ukrainase Poltava (në qendër) dhe Zaporizhia (në jug), njoftuan autoritetet lokale. Në rajonin e Poltavës, guvernatori Vitaliy Dyakinivts raportoi për dy viktima dhe 11 të plagosur, si dhe dëme në ndërtesa banimi dhe një hotel. Zaporizhzhia 🙏 + ballistic missiles attack on Poltava! pic.twitter.com/xw2PGz932m — MAKS 25 🇺🇦👀 (@Maks_NAFO_FELLA) March 24, 2026 Ndërsa në Zaporizhia, guvernatori Ivan Fedorov deklaroi se forcat ruse kryen një “sulm masiv të kombinuar me dronë dhe raketa”, duke shtuar se një person humbi jetën dhe tre të tjerë u plagosën. Nga ana tjetër, në gadishullin e Krimesë, i aneksuar nga Rusia në vitin 2014, guvernatori i Sevastopolit, Mikhail Razvozhaev, njoftoi se...